Kuci: Dialogu i vërtetë, pas zgjedhjeve
28/10/2010 15:40
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci ka deklaruar se dialogu i vërtetë me Serbinë do të fillojë pas zgjedhjeve të reja.
Deklarata e Kucit vjen pas njoftimeve nga Brukseli zyrtar, se presidenti serb Tadic dhe kryeministri kosovar Thaci janë gati të nisin dialogun.
Kuci ka nënvizuar se nisja e bisedimeve pas zgjedhjeve do të ishte një rrugë më e mirë, por nuk e ka përjashtuar vendosjen e kontakteve të para për cështjet teknike.
“Disa tema, si ajo e të pagjeturve, janë zhvilluar edhe më herët dhe për rrjedhojë mund të zhvillohen edhe tani. Por gjithmonë duke u larguar nga ndikimet që mund të kenë temat politike”, ka pohuar Kuci.
Top Channel