Lidhja Demokratike, dikur partia më e madhe në Kosovë pëson “carjen e tretë”, teksa nga gara për kryetar tërhiqet edhe Bujar Bukoshi.

Nga rezidenca e ish-presidentit Ibrahim Rugova, i biri i tij Uka njoftoi krijimin e së ashtuquajturës “Lista Ibrahim Rugova”. Një listë me të cilën do të garohet në zgjedhje, por sërish në kuadër të LDK-së.

Sipas Rugovës, formimi i kësaj liste nuk është ndarje e LDK-së. Ai tha se ky vendim ka ardhur pas refuzimi i kreut aktual të saj, Fatmir Sejdiu për t’u tërhequr nga gara.

“Me vendimin për krijimin e listës ne nuk po përcajmë LDK-në, por po kërkojmë të japim një alternativë për votuesit e LDK-së, që kanë mbetur të zhgënjyer nga keqmenaxhimi i vazhdueshëm i kësaj partie nën udhëheqjen e Fatmir Sejdiut”, ka deklaruar Ukë Rugova.

Edhe për Bujar Bukoshin kjo nuk është çarje e partisë. “Kjo është një iniciative qytetare. Një parti nuk mund të dalë me dy lista dhe ne po mundohemi të shpëtojmë LDK-në”, është shprehur ai.

Gjatë kësaj konference për shtyp nuk është bërë e ditur nëse kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa do të jetë pjesë e kësaj liste.

Por, sipas burimeve brenda LDK-së, në ditët në vijim “Lista Ibrahim Rugova” do të propozojë Isa Mustafën për kryetar të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA