Kosovë, shkarkohet guvernatori i BQK-së
28/10/2010 15:30
Deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë shkarkuar sot nga detyra guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.
Gjatë shqyrtimit të kërkesës së bordit të BQK-së për shkarkimin e guvernatorit ka pasur edhe kundërshtime.
Disa deputetë kanë kërkuar që të pritet vendimi i gjykatës, pasi deri tani Rexhepi është shkarkuar nga 4 akuza.
Por deputetët e tjerë kanë insistuar që Rexhepi të shkarkohet, duke deklaruar se ai as që duhej të ishte zgjedhur në atë post.
Guvernatori i BQK, i cili u arrestua nga policia e EULEX-it në korrik, dyshohet për përfshirje në afera korruptive.
Top Channel