Policia e Kosovës konfiskoi mbrëmjen e së mërkurës tre kamionë me pije alkoolike dhe arrestoi dy serbë nën dyshimin se po kontrabandonin mallra nga veriu i Mitrovicës.

Vlera e mallrave të kontrabanduara dyshohet se është mbi 10 mijë euro.  Kjo u bë e ditur nga policia e Kosovës. Zyrtarët policorë njoftuan se në fshatin Babin Most të komunës së Obiliqit policia ndaloi kamionët e dyshuar dhe pasi vërejti se ishin të pazhdoganuar, i bllokoi ata si dhe arrestoi të dyshuarit.

Policia ende nuk e di destinimin e mallit të pazhdoganuar. Në vendin e ngjarjes doli edhe sektori përgjegjës i doganave të Kosovës. Dy nga kamionët e ndaluar ishin me targa regjistrimi nga Novi Pazari ndërsa një me targa të Kosovës.

Top Channel