Klose, tre javë jashtë fushave

28/10/2010 16:25

Miroslav Klose do të qëndrojë tre javë jashtë fushave, pasi është dëmtuar sërish në muskujt e kofshës së majtë gjatë stërvitjes të së mërkurës.

32-vjeçari është larguar nga stërvitja pasi ka ndjerë shqetësim në po atë zonë ku u dëmtua në ndeshjen Gjermani-Kazakistan.

Lojtari i Bayern Munchen do të mungojë në ndeshjet e ekipit të tij ndaj Freiburg, Borussia Monchengladbach, Nurenberg dhe rumunëve të Cluj në Ligën e Kampioneve.

Dëmtimi i sulmuesit është një problem tjetër për trajnerin Louis van Gaal, të cilit për ndeshjen e së premtes ndaj Freiburg do t’i mungojnë lojtarët Mark van Bommel, Arjen Robben, Franck Ribéry, Diego Contento, Breno, David Alaba dhe Klose.

Lajmet e mira për Bayern Munchen janë rikthimet në fushë të Ivica Oliç (i cili do të përdorë një maskë në fushë për shkak të hundës së thyer) dhe Daniel van Buyten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA