Ina Rama: Topi na këshilloi

28/10/2010 16:00

Kërkesa me tone të forta e Presidentit të Republikës për hetimin e akuzave të ashpra te politikes për korrupsion dhe përfshirje në afera të krimit të organizuar,Prokurorja e Përgjithshme i ka konsideruar si apel, duke u përpjekur të zhveshë marrëdhëniet mes Prokurorise dhe Presidences nga krijimi i nje konflikti, sikurse komentuan mediat.
 

“Une e kam dëgjuar me shumë vëmendje fjalimin e presidentit të Republikës dhe nuk shoh përplasje mes fjalëve tona. Eshtë një përsëritje që organet e drejtësisë të bëjnë detyrën e tyre”, tha Rama.

Ne nje kohe qe akuzat publike per korrupsion kane perfunduar edhe ne prokurori per hetim, projekti i Ambasades Amerikane ‘Update’,  mblodhi ekspertet qe luftojne kunder ketij krimi per t’i prezantuar ata me nje udhezues se si luftohet korrupsioni dhe krimi financiar.

“Ky është një material shumë i rëndësishëm dhe besoj se do të gjejë një përdorim mjaft të gjerë”, u shpreh Rama.

Gjate prezantimit te ketij udhezuesi ishin te pranishme dhe prokurore te njesise ‘task force’ te cilet kane ne duar per momentin mjaft dosje te dyshuara per korrupsion. Ne udhezues permblidhen keshilla se si duhen kerkuar provat, si duhen administruar  dhe  si duhen te paraqiten para gjykates.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA