Greqia përkujton sot 70-vjetorin  e ditës kur kryeministri grek Joannis Metaksas i ka thene “Jo” ultimatumit të Benito Musolinit cka ka shënuar edhe fillimin e luftës italo-greke, e cila sic dihet është zhvilluar më së shumti në territoret shqiptare.

E vecanta e festes se sotme eshte fakti qe per here te pare ne paraden tradicionale ushtarake qe zhvillohet pervit ne Selanik nuk kane marre pjese skuadrat motorike te tankeve, nuk kane fluturuar helikopteret dhe avionet luftarake dhe vetem dy  anije  ushtarake  jane ankoruar ne gjirin “Termaiko” te Selanikut.

Prej marsit te kaluar kur Greqia po pergatitej te kerkonte ndihme ekonomike nga FMN dhe BE  Athina zyrtare ka deklaruar fundin e paradave ushtarake ne vend,si pasoje e krizes ekonomike.

Ne nje mesazh drejtuar popullit grek presidenti i vendit Karolos Papulias ka theksuar se ”Ne pervjetorin e 28 Tetorit,vendi ndodhet ne nje pike kritike  dhe  kemi detyre historike qe ne kete pike tranzicioni t’i sigurojme brezit te ri nje jete me dinjitet .Brezi i 18-vjecareve paguan nje llogari per te cilen nuk ka asnje pergjegjesi. Sa me shpejt ta lirojme nga kjo barre aq me shpejt do te lehtesojme ndergjegjen tone”.

Edhe kryeministri Papandreu ne mesazhin e tij drejtuar kombit thekson: ”Jemi ne piken me kritike ne historine tone te viteve te fundit dhe kemi nisur perseri nje beteje te veshtire. Perseri sot ,si atehere,sfida eshte e madhe. Eshte pavaresia e vendit nga forcat e kredive dhe te mbikqyrjes,eshte nderi i grekeve dhe i grekeve ,eshte aftesia jone per te percaktuar fatin tone dhe krijimi i te ardhmes sone me forcat tona. Eshte detyra per t’iu shmangur falimentimit dhe dhenia me nder e nje beteje per te qendruar ne kembet tona me dinjitet”.

Edhe ne kryeqytetin grek Athine jane zhvilluar parada feste nga nxenesit e shkollave te mesme .

Top Channel