Fajon: Me rëndësi zgjedhjet e ndershme

28/10/2010 23:10

Duke mos dashur të flasë, për atë që e cilësoi si punë e brendshme të Shqipërisë, eurodeputetja Fajon vlerësoi se e rëndësishme është që të zhvllohen zgjedhje të ndershme ku njerëzit të dinë se për kë votojnë.

“E rëndësishme që zgjedhjet të jenë të ndershme për të siguruar zgjedhjet e ardhshme. Njerëzit duhet të dinë se për kë po votojnë dhe besoj se BE duhet të ndihmojë në këtë pikëpamje. Është në interesin tonë të mbikqyrim atë që po ndodh dhe është gjë e mirë për të ndihmuar dhe krijuar kushte të mira për zgjedhje”, tha Fajon.

Raportuesja, duke folur në Top Story veçoi se protestat e opozitës nuk e dëmtuan proçesin e liberalizimit të vizave. Ajo theksoi edhe njëherë se ky proçes ka qenë tërësisht teknik, pavarësisht disa vendimeve politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA