Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon ka deklaruar se të njëjtën luftë që bëri për heqjen e vizave për Shqipërinë do të bëjë edhe për Kosovën.

Gjatë intervistës për Top Channel, Fajon ka theksuar se do të luftojë në mënyrë që të gjithë qytetarët e Ballkanit të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

“Cështja e Kosovës është tepër e rëndësishme. Lëvizja e lirë e të gjithë qytetarëve të Ballkanit perëndimor është një sfidë për mua. Besoj se jemi një hap pranë realizimit të ëndrrës. Edhe Kosovën do ta fusim në listën e vendeve që mund të lëvizin të lirë”, ka pohuar Fajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA