Durrës, vidhet skulptura

28/10/2010 20:10

Nuk i ka shpëtuar vjedhjes për skrap as memoriali kushtuar skulptorit dhe piktorit të mirënjohur durrsak Sabri Tuci.

Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë shkëputur nga pjesa tjetër e memorialit kokën e punuar në bronx të njërit prej pionierëve të arteve figurative në Durrës.

Autori i këtij memoriali, skulptori Idriz Balani shpreh indinjatën e tij lidhur me këtë veprim ordiner.

“Ma do mendja se kemi të bëjmë me një vjedhje me karakter të dobët, për ta cuar për skrap, pasi nuk mund të ketë motiv tjetër sepse Sabri Tuci ka qenë një figurë e respektuar. I kërkojmë shtetit që të vendoset rendi dhe të na i kthejnë kokën”, ka deklaruar Balani.

Memoriali kushtuar skulptorit të merituar Sabri Tuci u vendos një vit më parë pranë Mureve Mesjetare dhe Torres Veneciane, në shenjë nderimi për këtë figurë të artit durrsak.

Muaj më parë u vodhën gërmat prej metali të emrit të tij, ndërsa këtë herë memoriali ka humbur pjesën më të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA