Do lehtësohen vizat me Francën

28/10/2010 15:25

Vizat në pasaportat e shqiptarëve do të aplikohen edhe pas liberalizimit të vizave.

Kjo procedure duket se do te ndiqet vetem per ato shtete qe do te lejojne qe disa grupe te caktuara personash te qendrojne ne vendin e tyre 6 muaj deri ne nje vit. Franca eshte nje nder shtetet e para me te cilat Shqiperia do te firmosë nje marreveshje, e cila do te lejoje qe ne fillim te vitit 2011, studentet, punetoret, por edhe  vullnetaret  te pajisen me nje vize qe do t’u lejoje te qendrojne ne kete vend 6 muaj deri ne nje vit.

Ambasadorja franceze,Maryse Davjet tha se kjo praktike eshte ndjekur edhe per shtetet si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

“Kjo marreveshje do te perforcoje bashkepunimin mes te rinjve francezë dhe shqiptarë.Eshte e rendesishme se do te lejoje jo vetem vajtjen dhe qendrimin e shqiptareve per qellime studimi dhe punesimi ne France por edhe anasjelltas Eshte nje marreveshje qe synon te mbuloje profesioniste te fushave qe kane interes te perbashket dhe jane marreveshje qe shkojne pertej afateve te marreveshjeve te liberalizimit te vizave”, tha Davjet.

Specialistet shqiptare dhe franceze do te punojne per hartimin e te gjitha detajeve te kesaj marreveshjeje qe pritet te nenshkruhet nga perfaqesuesit me te larte te qeverise franceze dhe shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB