Dhunohen varret e Boboshticës

28/10/2010 19:55

Pas publikimit të lajmit se në fshatin Boboshticë, gjatë ndërtimit të një piedestali në nder të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke, banorët e zonës kanë denoncuar një fakt të rëndë.

Ata kanë zbuluar se gjatë ndërtimit të ri, përvec betonimit disa vare janë gërmuar dhe eshtrat e të varrosurve janë nxjerrë dhe hedhur në sipërfaqen e tokës.

Më herët ishin shkatërruar edhe kryqet e vjetra mbi vare të vjetra të fshatit shqiptar.

“Kur bënë ndërtimin i hoqën dhe i vunë këtej. Këtu kanë qenë varrezat e gjysmës së fshatit. Unë kam stërgjyshin këtu, me të shoqen, të vëllanë dhe gjyshin tim”, deklaron Ilo Kuneshka, banor i Boboshticës.

Shumë vite më parë, në këtë vend ishin varrosur edhe dy ushtarë grekë, që u gjetën të vrarë në një pyll. Ata më pas u zhvendosën për në Greqi nga vetë familjarët e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA