Dervishi: Vizat, u morën vendimet e duhura

28/10/2010 21:45

Analisti Lutfi Dervishi është treguar më pak i ashpër ndaj klasës politike lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. Në një prononcim për Top Channel, Dervishi ka vlerësuar se, mazhoranca dhe opozita morën vendimet e duhura në momentin e duhur.

“Kushtet kanë qenë strikte dhe qeveria është përgëzuar për plotësimin e tyre. Nga ana tjetër, opozita, me vendimin për të mos krijuar trazira politike para vendimit të BE, ka marrë vendimin e duhur në mbështetje të liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Dervishi.

Sipas tij, pengesa që mbetet për lëvizjen e shqiptarëve pas heqjes së vizave është cmimi i biletave të udhëtimit, që sipas tij duhet të zgjidhet me opsionin “low cost”.

“Biletat e lëvizjes, në rrugë detare apo ajrore, mbeten shumë të kushtueshme dhe monopolizimi i aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka ndikuar në përcaktimin e këtyre cmimeve. Është mirë të krijohen bileta me opsionin “loë cost””, ka shtuar Dervishi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA