Betejë Chelsea-Real për Lukaku

28/10/2010 15:25

Romelu Lukaku, futbollisti që shihet si pasardhësi i Drogba, do të jetë protagonisti i merkatos së verës.

Sulmuesi 17-vjeçar i Anderlecht është në vëmendjen e Chelsea-t, por edhe të ekipeve të tjera angleze si Arsenal dhe Manchester City.

Sipas mediave angleze, pengesa kryesore për Chelsea-n është trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, të cilit i pëlqen shumë lojtari belg.

Cmimi i sulmuesit të ri është mjaft i lartë.

Verën e kaluar, Anderlecht refuzoi një ofertë prej 20 milionë eurosh nga Tottenham.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA