Berisha: Opozita mbron kultin e diktatorit

28/10/2010 11:40

Cështja e ndërtesës së re të Parlamentit që parashikohet të ndërtohet aty ku ndodhet Piramida është diskutuar sot në punimet e seancës plenare kuvendore.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ndërtesa aktuale duhet të prishet sepse Shqiperia duhet të ndahet nga kjo histori e hidhur e kaluar, duke shtuar se opozita po mbron kultin e ish-diktatorit.

“Ndaj Hitlerit të shqiptarëve ka vetëm ndëshkim. Kombi shqiptar ka ndërgjegjen e tij dhe nuk mund të harrojë atë cfarë ka ndodhur”, tha Berisha.

Më parë ishte deputeti Taulant Balla i cili shprehu shqetësimin për votimin e një jave më parë në parlament të një ligji për Piramidën, pa u diskutuar më parë në asnjë komision.

“Nuk është folur për paratë e hedhura deri më tani në atë ndërtesë, për qindra milionat e hedhura në sallën aktuale të kuvendit që rezultojnë shpenzime të bëra kot”, tha Balla.

Deputeti akuzoi qeverinë, si më të korruptuarën në botë dhe cdo ministër të përfshirë në afera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA