Apeli rrëzon kërkesën e Rrapos

28/10/2010 13:50

Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e të pandehurit Almir Rrapo, i cili ishte ankuar për një vendim të Gjykatës së Tiranës që zgjati afatet e paraburgimit deri në 2 tetor.

Apeli e la ne fuqi kete vendim te togave te zeza te kryeqytetit, nderkohe qe kete te premte e njejta gjykatë do te shprehet edhe per kerkesen e shtetit amerikan per ekstradimin e Rrapos drejt SHBA-ve per llogari te hetimeve qe po kryhen atje mbi nje grup kriminal. Duke qene se ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme i perfundonin afatet e paraburgimit ne 2 tetor, prokuroria kerkoi zgjatjen e afatit te arrestit derisa sa shkallet e gjyqesorit te shpreheshin mbi ekstradimin e te riut.

Ne pritje te dokumentacionit nga Amerika, togat e zeza kishin vendosur por Rrapon mbajtjen e tij ne qeli per tre muaj, afat i cili perfundonte ne 2 shtator, por qe me pas u shty edhe nje muaj tjeter.

Nderkohe Shkalla e Parë ka dhene vendimin per ekstradimin e 27-vjecarit drejt Amerikes i cili ka mbi vete 11 akuza mes te cilave vrasje dhe pjesemarrje ne nje organizate kriminale. Ish-sekretari i Ministrise se Jashme u arrestua ne ambientet e Ambasades Amerikane ne 2 korrik, sipas nje urdheri te leshuar nga Gjykata Amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA