Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se dosjet e paraqitura kundër UCK-së në media dhe në komisionin e lustracionit janë vetëm një “pacavure”.

Në një intervistë për “REL”, Ahmeti ka kërkuar nga institucionet që të angazhohen seriozisht për zbardhjen e së vërtetës.

“Unë mendoj se e gjithë kjo histori dhe histeri që po ndodh do të ketë edhe një fund. Gjithashtu, mendoj se institucionet e shtetit duhet të shqetësohen për këto pacavure që po shpërndahen”, ka pohuar Ahmeti.

“Presim nga institucionet e shtetit, si dhe nga specialistë të fushave të ndryshme që përfundimisht të zbardhet e vërteta”, ka shtuar ai.

Në dosjet e publikuara së fundmi nga PDSH, Ahmeti dhe eksponentë të tjerë të BDI-së akuzohen se kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së.

Top Channel