Qeveria shqiptare ka parashikuar një fond financimi për biznesin e vogël dhe të mesëm që do të nisë të përdoret në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Ka lidhje me berjen gati te instrumentave financiare për të ndërhyrë në tregun e SME-ve. Eshte nje fond që deri në 2016 kemi parashikuar te jete 10 mln euro”, tha zevendësministri i Ekonomise, Enno Bozdo.
Nga ky fond do te perfitojne te gjitha kompanite qe operojne ne nje treg. Kapitali qe ato zoterojne nuk do te jete kriter per perfshirjen ne kete skeme.
“Ne nuk mundemi dot te ndihmojme nje kompani qe nuk ka te qarte objektivat. Nese nje kompani do te ndryshoje teknologjine, ne mund te financojme dhe pjeserisht dhe me kushte per ndihmen qe do te marre”, tha Bozdo.
Sipas zevendesministrit te Ekonomise ne varesi te te ardhurave dhe numrit te te punesuarve qe keto kompani do te arrijne te sigurojne pas perfitimit nga skema e qeverise do te vendoset nese fondi i ofruar nga qeveria do te jete ne formen e nje kredie te bute, do te kthehet vetem nje perqindje e saj apo do te falet nga qeveria.
Top Channel