Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare
27/10/2010 01:55
Dy italianë dhe katër shqiptarë u arrestuan në Bari nga policia italiane nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Operacioni i koduar me emrin “Shoku” u zhvillua në zonën e Antamurrës dhe Tranit u bllokua edhe një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike të hyra në Itali nga Spanja, Holanda dhe Shqipëria. U sekuestruan 50 kilogram lëndë të ndryshme narkotike, kokainë, heroinë dhe marihuanë.
Hetuesit italianë deklaruan se arrestimet u kryen pas një vëzhgimi të gjatë dhe përgjimeve telefonike.
Organizata kriminale duket se ka patur lidhje me Kamorrën napoletane dhe kryesohej nga 30 vjeçari Olsi Meta i cili ndodhet i kërkuar ndërkombëtarisht.
Top Channel