Incidenti në Greqi, vdes edhe shqiptari i dytë

27/10/2010 01:05

Është shtuar lista e viktimave nga shembja e një muri në një fshat pranë qytetit të Edesës 80 km në perëndim të Selanikut.

Në spitalin ku kuroheshin në gjendje serioze për jetën tre persona, kanë vdekur nga plagët e rënda edhe zonja e shtëpisë si dhe punëtori i dytë, një emigrant shqiptar 42 vjeç.

Policia greke ka arrestuar një prej pronarëve të tjerë të shtëpisë dhe po heton me hollësi shkaqet që kanë shkaktuar këtë tragjedi ku kanë humbur jetën dy emigrantët shqiptarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë paradites të së hënës kur një prej mureve të një shtëpie të vjetër është shembur gjatë punimeve për përforcimin e themeleve të ndërtesës duke zënë nën vete katër persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA