Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi ka deklaruar se dosjet e publikuara nga PDSH janë tentativa të kësaj të fundit për të diskretituar veprimtarinë e UCK-së në Kosovë dhe Maqedoni.

“Të akuzosh një nga themeluesit e UCK-së në Kosovë, si dhe njeriun e parë të UCK-së në Maqedoni, duhet të jesh në gjëndje të rëndë mendore apo të kesh një borxh të madh ndaj shërbimeve sekrete të rajonit”, ka pohuar Ademi.

Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë ka shtuar se, publikimi i këtyre dosjeve është një luftë e drejtpërdrejtë ndaj kryetarit të partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti.

Top Channel