Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Tomas Countryman ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Shkup se, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit ka rëndësi të vecantë për Maqedoninë.

“Rëndësi thelbësore ka edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe puna e vazhdueshme për realizimin e reformave”, ka pohuar Countryman.

Ai ka theksuar se SHBA mbështesin integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe se inkurajojnë qeverinë që në bashkëpunim me Greqinë të zgjidhë cështjen e emrit kushtetues.

Top Channel