Mëngjesi i së mërkurës solli  dhe rënien e borës së parë në Prishtinë. Pas një nate me reshje shiu, flokët e parë të dëborës filluan me intensitet gjatë mëngjesit, për t’u zëvëndësuar më pas sërish me shi.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo ishte një reshje normale si pasojë e ftohjes së motit.

Por sic duket kjo dëborë do të jete e para edhe për pak kohë, pasi  në ditët dhe javët e ardhshme pritet ngritja e temperaturave.

E teksa nuk priten ulje të temperaturave përtej mesatares, moti do të karakterizohet nga lagështia dhe reshjet e shiut.

Parashikimet e motit tregojnë se temperaturat do të luhaten nga 1 deri në 10 gradë celsius.

Top Channel