Shefja e diplomacisë së BE, Catherine Ashton ka deklaruar se për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë vendosin vetë dy palët e interesuara.

“Presidenti serb Boris Tadic dhe kryeministri kosovar Hashim Thaci janë të gatshëm që me ngadalë të fillojnë dialogun mes dy vendeve. Vetëm ata mund të vendosin për kohen e fillimit të negociatave”, ka pohuar Ashton.

Gjatë një debati për politikën e jashtme në Parlamentin Evropian, baronesha ka vlerësuar se është interesuar personalisht që dialogu të nisë me trajtimin e cështjeve që prekin jetën e qytetarëve.

Top Channel