Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar sot se, në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në e Hashim Thacit.

“AAK për asnjë cmim nuk do të bëjë koalicion qeverisës me PDK-në”, ka pohuar anëtari i kryesisë, Daut Haradinaj.

Vëllai i Ramush Haradinajt ka theksuar gjithashtu se Kosova ka hyrë në një krizë të thellë institucionale.

“Ne jemi pa president, pa gjysmën e qeverisë, jemi në një kolaps institucional. Prandaj zgjedhjet janë të domosdoshme”, ka nënvizuar Haradinaj.

Ai ka shtuar më tej se për situatën e krijuar fajtore është edhe LDK-ja, e cila sipas tij po përpiqet t’u shmanget përgjegjësive të saj.

Top Channel