Statusi kandidat, reagon Fule

26/10/2010 21:20

Në prag të publikimit të opinionit mbi statusin kandidat ndaj Shqipërisë, komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule përsëriti thirrjen e tij ndaj qeverisë dhe opozitës për arritjen e një marrëveshjeje.

I pyetur mbi zhvillimet e ditëve të fundit dhe ndryshimin e sjelljes apo gjuhës së përdorur nga liderët e dy forcave kryesore politike në Shqipëri, Fule u përgjigj:

“Nuk do të komentoj për këtë, pasi ne jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes së paketës mbi zgjerimin, por mund të them se mirëpres çdo hap përpara që do të mund t’i jepte fund ngërçit politik dhe që do të provonte se parlamenti në Shqipëri funksionon sërish, por dhe që do të garantonte se qeveria e opozita flasin me njeri-tjetrin në të mirë të qytetarëve shqiptarë. E kam shpjeguar dhe më parë se palët ndajnë përgjegjësi, si ata që janë në qeveri ashtu dhe ata që janë në opozitë”, është shprehur Fule.

I ashtuquajturi “ngërçi politik” pritet të reflektohet në opinionin e  Komisionit për Shqipërinë që publikohet zyrtarisht në 9 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA