Në kërkimet për Ratko Mlladic, një nga dy kriminelët e fundit të luftës të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, janë angazhuar deri tani rreth 10 mijë persona.

Ish-kreu ushtarak i serbëve të Bosnjes dhe Goran Haxhic, ish-kreu politik i serbëve të Kroacisë, akuzohen për genocid dhe krime kundër njerëzimit.

Kapja e tyre u vendos dje si kusht nga BE në kuadër të progreseve të Serbisë për integrimin evropian.

Vetëm pak ditë më parë, gazeta prestigjoze amerikane “New York Times” shkruante se Mlladic fshihet në lagjen Beogradi i Ri, në kryeqytetin serb.

Top Channel