
Pas polemikave mes ambjentalistëve dhe shoqërisë civile, ministri i Mjedisit ka sqaruar se vendimi i këshillit të ministrave ku është miratuar lista e gjelbërt, ka kufizuar importin e mbetjeve në 55 artikuj.
Mediu ka shtuar se çdo subjekt që do të importojë, do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë.
“Vendi i 2003 nuk e kufizonte importimin e mbetjeve ai i 2005-ës krijonte keqkuptime. Çdo subjekt i interesuar për të bërë këtë import nuk mund ta bëjë pas një vendimi të qeverisë”, është shprehur Mediu.
Ministri i Mjedisit ka kërkuar që pushteti vendor të jetë me bashkëpunues, përsa i përket menaxhimit të mbetjeve në vend.
“Kryetari më i mirë i bashkisë është ai që krijon një mjedis të pastër”, theksoi ministri.
Që prej vitit 2003, Shqipëria ka importuar mbetje nga jashtë duke ndaluar me ligj vetëm importin e mbetjeve të rrezikshme. Ky vendim është bërë publik pas 7 vitesh.
Në vend numërohen rreth 60 kompani që operojnë me riciklimin e mbetjeve të cilat lëndën e parë e sigurojnë kryesisht nga importi.
Top Channel