Itali, shqiptari vret ish të dashurën italiane

26/10/2010 22:30

Një italiane rreth 34 vjeç ka rënë pre e dhunës së një shtetasi shqiptar i cili e ka goditur disa herë me thikë atë duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në Cezena ku viktima pasi ka dalë nga një bar e shoqëruar nga disa mikesha është përballur me shqiptarin me të cilin kishte patur më parë një lidhje dashurie.

Sipas dëshmive 34 vjeçarja dhe shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, kanë patur një zënkë e cila ka përfunduar keq për gruan 34 vjeç.

Autoritetet italiane njoftuan se janë vënë në ndjekje të agresorit, i cili menjëherë pas krimit është arratisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA