PS: Situata e sigurisë në shkolla, e keqe

25/10/2010 12:45

Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj për mungesën e sigurisë në shkolla, marrë shkas nga ngjarja e javës së kaluar që ndodhi në Kamëz.

Deputetja Valentina Leskaj kërkoi që ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj të paraqitet menjëherë në Komisionin e Edukimit për shkak të situatës së keqe që paraqitet në shkolla.

“Nxënësit shkojnë në shkollë me armë, thika dhe kacavida, dhe kjo gjendje nuk është aspak normale”, u shpreh Leskaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA