Itali, gjykata vlerëson jetën e shqiptarit 4 herë më pak

25/10/2010 12:20

Jeta e një punëtori shqiptar vlen më pak se ajo e një italiani. Me fjalë te tjera është ky vendimi i marrë nga gjykata e Torinos e cila vendosi mbi dëmshpërblimin që i duhej dhënë familjes së një punëtori shqiptar që humbi jetën pas një aksidenti në punë.

Prindërve të tij i njihet një dëmshpërblim prej 64 mijë eurosh. Po të kishte qënë shtetas italian dëmshpërblimi do të kishte qenë deri në 300 mijë euro.

Gjykatësja që ka marrë vendimin e ka justifikuar se në Shqipëri, ku jetojnë të afërmit e viktimës, kjo shumë është e ekuilibruar në raport më vlerën që ka paraja në ekonominë e këtij vendi. Por ky vendim ka shkaktuar menjëherë polemika edhe mes vetë juristëve të cilët vënë në dukje se humbja e jetës nuk ka pse të këtë një vlerë të ndryshme sipas shtetësisë së viktimës, ajo është një dëm që personi dhe të afërmit e tij kanë pësuar në Itali.

Po të ishte ky kriter, biznesmenët do të kishin interes të punësonin vetëm punëtorë të vendeve më të varfëra, që në rast aksidenti të paguanin më pak. Po qe se viktima do të kishte qenë nga Monaco ose Emiratet Arabe, me këtë kriter dëmshpërblimi do të kishte qenë deri tre ose katër herë më i lartë se për një viktimë italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA