Një 44 vjecar grek u arrestua pasditen e sotme në Vlorë, nën akuzën e vrasjes me paramendim.
Anastasios Karavidhas ekzekutoi me pistoletë në ishullin e Korfuzit ish-bashkëshorten e tij shqiptare, Evdhoqia Melesi, 35 vjec, për motive që autori i vrasjes ende nuk i bën të ditura.
Policia greke, pasi u njoftua për ngjarjen, mori informacion se vrasësi iu drejtua Shqipërisë, me qëllim largimin drejt shtetit gjerman ku dhe banon aktualisht.
“Autoritetet policore greke, rreth orës 17:00 kanë informuar Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Policinë e Shtetit, duke kërkuar bashkëpunim për kapjen e këtij shtetasi. Menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer të gjitha verifikimet e duhura, nga ku rezultoi se ky shtetas rreth orës 15:30 ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit të Qafë Botës, me një mjet autoveturë me targë gjermane, me qëllim për t’u larguar në drejtim të Gjermanisë, ku dhe jetonte”, ka deklaruar Klejda plangarica, zëdhënëse e policisë së Vlorës.
Pas marrjes së informacionit, policia shqiptare ka mundur të bëjë edhe arrestimin e Karavidhasit në lagjen “Skelë” të Vlorës. Policia tha se i arrestuari do t’u jepet autoriteteve të drejtësisë greke.
Top Channel