“Ka torturuar të burgosurit shqiptarë”/ Ngrihet aktakuzë ndaj një ish-gardiane burgu për krime lufte në Kosovë
Në fund të vitit Kosova do të marrë lajme pozitive nga Komisioni Evropian, në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Megjithëkëtë është më e rëndësishme puna që do te bëhet në shtetin e ri.
Kështu tha eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, gjatë një takimi me grupin punues ndërministror për çështje të heqjes së regjimit të vizave.
“Jam e sigurtë që do të jetë një rrugë e gjatë. Mirëpo mirëpres që në fund do të kemi një rezultat të mirë. Kam shenja nga Komisioni Evropian që Kosova do të marrë lajme pozitive nga fundi i vitit. Mirëpo e rëndësishme është ajo që bëhet këtu. Sepse, të gjitha rezultatet që i keni do ta përshpejtojnë procedurën. Prandaj, përqëndrohuni në atë që do të bëni në muajt e ardhshëm”, u shpreh Fajon.
Zyrtarët qeveritarë vazhdojnë t’i thonë europianëve se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nuk do ta dëmtonte Bashkimin Evropian, por përkundrazi, Kosova ka vlera të mjaftueshme për t’i sjellë komunitet evropian.
Ndërsa, shoqëria civile shpeshherë ka ngritur shqetësimin e izolimit të Kosovës pas heqjes së mundshme të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, duke e përkufizuar me fjalët: “Kosova, të jetosh në geto”.
Top Channel