Turqi, kapen 5 anëtarë të Al Kaedës

22/10/2010 09:50

Pesë të dyshuar si anëtarë tw rrjetit terrorist të Al Kaedës janë arrestuar nga policia turke në Smirne, në brigjet mesdhetare të Turqisë.

Të pestë që kanë pasur kontakte me grupet luftëtare të Afganistanit, janë arrestuar dy ditë më parë dhe çuar sot në gjykatë për t’u akuzuar zyrtarisht.

Një prej të pestëve është një matematikan që dizajnonte programe për kompjuter të përdorura për të ndërhyrë në kontrollin e fluturimit të avionëve pa pilotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA