Tryeza e partive, Rama i pranishëm

22/10/2010 11:15

Mblidhet tryeza e partive parlamentare për reformën zgjedhore dhe i pranishëm në mbledhje është edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha po mbante fjalën e hapjes së tryezës së partive, kryetari Rama hyri surprizë duke përshëndetur me një shtrëngim duarsh shefin e qeverisë.

“Përgëzoj praninë e Ramës në takim dhe theksoj betimin tim se kësaj radhe mazhoranca është plotësisht e përgatitur që opozita të hartojë vetë në këtë tryezë me ekspertët e saj të gjitha amendamentet që mendon se procesin zgjedhor e bëjnë më të sigurtë. T’i dërgojë këto amendamente në Komisionin e Venecias”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA