Teatër qeveritar me Piramidën

22/10/2010 15:00

Vendimi për ndërtimin e parlamentit të ri në godinën e ish-muzeut të diktatorit Hoxha rrethohet nga një tjetër skandal i qeverisë. Të enjten pasdite, mazhoranca votoi në mënyrë të dyshimtë në kuvend, pasi dy deputetëve socialistë tenkikisht iu mohua vota.

Por vetëm pak minuta më vonë, pasi maxhoranca mori me mundim voten pro për ndertimin e parlamentit te ri tek piramida, ministrat e saj  në mbledhjen e qeverisë votuan një tjetër vendim, i cili i akordon fonde shtesë për vazhdimin e punimeve për rikonstruksionin e kesaj ndertese, per shndërrimin e saj në teatër kombetar.

Vendimi i qeverise, i marrë mbremjen e te enjtes, për rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2010 në Ministrinë e Kulturës, i akordon asaj 4 milionë lekë për të vazhduar punimet për ndërtimin e Teatrit në godinën e  piramidës. Këto lekë qeveria ia hoqi rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik në Durrës. Por përtej kuicit që servir qeveria, mbi atë se cfarë do e bëjë godinën e ish muzeut, teatër apo parlament, ky kaos i paprecedent, ka nga pas vetëm dy shpjegime.

E para, qeveria ka qenë e vetëdijshme kur votoi dhënien e fondit shtesë, për të favorizuar të firmën që po kryen punimet. Ose rasti tjetër, që qeveria po qeveris në mënyrë kaotike. Në të dyja rastet ky kaos ka nga pas edhe faturën e dëmit financiar, të cilën e paguajnë gjithmonë qytetarët.

Deri tani në godinën e piramidës, pa përfshirë fondin e një ditë më parë, janë shpenzuar rreth 30 përqind të fondit që qeveria kishte përcaktuar për ndërtimin e teatrit, para që ia mori qytetarëve nga taksat dhe që shkuan dëm. Dhe kjo për disa teka të castit të zyrtarëve të saj që njëherë e bëjnë piramidën teatër dhe njëherë parlament.

Në finale, ndertimi i parlamentit te ri tek piramida duket dhe nje shkas propagadistik ne prag te zgjedhjeve lokale. Ashtu sikunder ndodhi edhe me projektin e meparshem, kur parashikohej qe parlamenti i ri te vendosej ne godinen e pershtatur te selise aktuale te kryesise se kuvendit. Per kete projekt eshte  perzgjedhur firma dhe projekti fitues, por qe ende qeveria nuk ka dhene asnje shpjegim perse ky projekt deshtoi, edhe pse ka nje vendim parlamenti per te cilin vete kreyarja e kuvendit Jozefina Topalli eshte shprehur entuziaste se do te ishte ajo qe do te vendoste gurin e pare te themelit te kesaj godine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB