Spanjë, betohen 5 ministrat e rinj të Zapateros

22/10/2010 03:05

Ministrat e rinj të kabinetit të kryeministrit Zapatero në Spanjë morën detyrën e tyre pas betimit para Mbretit Huan Karlos në Spanjë.

5 ministrat e rinj, sipas ritualit u betuan para një kopje të kushtetutës spanjolle dhe Biblës së shoqëruar nga një kryq.

Kryeministri Zapatero njoftoi ditën e mërkurë ndryshimet në qeveri, ndryshime që sipas tij do të sjellin një qeverisje më të mirë dhe ringritjen përfundimtare ekonomike.

Para Mbretit Huan Karlos u betua si zv.kryeministër, Alfredo Rubalkaba, Ramon Huaregui si Ministër i Presidencës, Trinidad Himenez si Ministër i Jashtëm, Valeriano Gomez si Ministër i Punës, Rosa Aguilar si Ministre e Ambientit dhe Leire Pahin si Ministër i Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA