Spanjë, arrestohen 13 separatistë të ETA-s
22/10/2010 15:40
Policia spanjolle ka arrestuar në Vendet Baske 13 eksponentë të organizatës rinore baske, SEGI, e cila akuzohet se bashkëvepron me ETA-n.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Ministrisë spanjolle të Brendshme, sipas të cilave 13 të arrestuarit janë të moshave nga 20 në 29 vjec.
Militantët e shoqatës rinore akuzohen për shkaktimin e dhunës urbane në Vendet Baske, duke lëshuar shishe me benzinë ndaj ndërtesave të institucioneve shtetërore.
Top Channel