Shkarkohet prefekti i Vlorës, Hasan Halili

22/10/2010 08:25

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar dje prefektin e Vlorës, Hasan Halilin, dhe ka emëruar në këtë pozicion si prefekt të ri, Eduart Veçanin.

Vendimi është marrë dje në mbledhjen me dyer të mbyllura të qeverisë, edhe ashtu siç ndodh në këto raste në vendimin përfundimtar nuk jepen arsyet e këtij shkarkimi.

Në vendimin e pasdites së djeshme theksohet vetëm fakti se si ky propozim ka ardhur nga ana e ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Zoti Hasan Halili shkarkohet nga detyra e prefektit të Qarkut Vlorë. 2. Zoti Eduart Veçani emërohet prefekt i Qarkut Vlorë”, thekson vendimi i qeverisë.

Në ditët në vijim pritet të zbardhen edhe më shumë detaje rreth kësaj lëvizje të papritur në përfaqësimin e qeverisë qendrore në Qarkun e Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA