SHBA, Obama takon Jobs

22/10/2010 08:15

Barack Obama ka takuar presidentin e Apple, Steve Jobs, i ftuar edhe në Air Force One.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se presidenti amerikan dhe themeluesi i kolosit informatik “kanë diskutuar për konkurrueshmërinë, edukimin dhe reformat në veçanti”.

Por në qendër të bisedimeve ka qenë edhe pavarësia energjitike dhe iniciativat për të krijuar vende të reja pune.

Pas bisedimeve, Jobs është ftuar nga Obama në Air Force One për një fluturim nga Seattle në San Francisco.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA