SHBA, 2 miliardë usd ndihma Pakistanit
22/10/2010 16:20
SHBA kanë njoftuar dhënien e një pakete ndihmash ushtarake prej 2 miliardë dollarë për Pakistanin, në ditën e fundit të bisedimeve strategjike mes Uashingtonit dhe Islamabadit.
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton publikoi marrëveshjen 5 vjecare, e cila duhet të marrë më parë miratimin e Kongresit.
Por administrata Obama do t’i bëjë të qartë Islamabadit se pret më shumë angazhim në luftën kundër militantëve islamikë.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Pakistanit mbi 1 miliard ndihma ushtarake në vit që prej 2005-ës, ndërsa vitin e kaluar i dha pothuajse 2 miliardë.
Autoritetet amerikane thonë se Pakistanit i duhet asistencë e mëtejshme specifike për të luftuar kundër militantëve islamikë.
Top Channel