Policia serbe e anti-drogës ka sekuestruar sot në Beograd një sasi prej 120 kilogramë lëndë narkotike të tipit heroinë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave sekuestrimi i drogës u realizua pas një hetimi disamujor.

Sipas shefit të policisë serbe, bëhet fjalë për sasinë më të madhe të heroinës të kapur ndonjëherë në territorin e Beogradit.

Ai ka saktësuar se droga në fjalë kap në treg vlerën e 10 milionë eurove dhe ka shtuar se ajo kishte si destinacion vendet e Evropës perëndimore.

Duke qenë në kufi me vendet e BE-së, Serbia përdoret shpesh herë si vend tranzit i heroinës, ndërkohë që grupet kriminale vendase sa vjen e forcojnë lidhjet me kartelet amerikano-jugore.

Top Channel