
Për te permbushur angazhimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por edhe per marredhenie korrekte me kompanine qe prodhon pasaportat biometrike qeveria shqiptare pritet te marre nje vendim per nxjerrjen jashte perdorimit te pasaportave te vjetra .
Zëvendësministri i Brendshem Ferdinand Poni sqaron se si do te trajtohen pasaportat me vize per te udhetuar jashte, ndonese ne nje shtet, jashte zones shenge .
“Ende nuk ka nje vendim qe thote se me 1 janar 2011, pasaportat e vjetra dalin jashtë përdorimit. Një person mund të dalë me pasaportën e vjetër dhe ka pasaportën e re.Udhëtari që e ka pasaportën e vjetër me vizë, bashke me pasaporten e re e tregon ate te autoritetet kufitare. Do të ishte shumë mirë që viza të vendosej edhe në pasaportën e re”, tha Poni.
Deri me tani jane prodhuar 1 milione 50 mijë pasaporta kundrejt 1 milion e 150 mije aplikimeve. Nje pasaporte biometrike kerkon mesatarisht 26 dite per t’u prodhuar Ministria e Brendhsme tashme ofron nje zgjidhje per rastet urgjente, kundrejt pageses 15 mije leke te reja, nderkohe qe ne 13 nentor emigranet mund te aplikojne per pasaporte ne vendin ku punojne.
“Për të gjitha kërkesat për një pasaportë që të prodhohet në kohë urgjente ne mund ta realizojmë brenda tre ose katër ditësh, sigurisht kundrejt një pagese”, tha Poni.
Per te perballuar fluksin e madh te aplikimeve Ministria e Brendshme kerkon te shkurtoje afatine prodhimit te pasaportes biometrike duke rritur dhe kapacitetin prodhues te tyre ne nje dite. Sipas Ponit deri ne fund te vitit parashikohet te jene terhequr rreth 1 milione gjysem pasaporta biometrike .Poni sqaron qytetaret se per periudhen deri me 1 janar pasaporta e vjeter del jashte perdorimit ne momentin e prodhimit te pasaportes biometrike dhe jo ne momentine aplikimit sikunder mund te jete keqkuptuar
Top Channel