Papa: Kisha s’merr pjesë në politikë

22/10/2010 15:50

Priftërinjtë janë të vetëdijshëm se nuk duhet të hyjnë në debate politike, duke propozuar zgjidhje konkrete ose duke imponuar sjelljen e tyre.

Kështu ka deklaruar Papa Benedikti XVI, i cili megjithatë ka nënvizuar se edhe Kisha nuk mund të rrijë indiferente ndaj cështjeve që prekin njeriun.

“Por, ata nuk mund të rrinë neutrale ndaj problemeve të mëdha apo aspiratave të qënieve njerëzore. Gjithashtu, nuk mund të rrijnë indiferentë në momentin kur duhet luftuar për drejtësi”, ka pohuar Papa.

Më tej ati i shenjtë ka rikujtuar se Kisha inkurajon katolikët që të angazhohen në politikë.

Top Channel