Opozita: Shqetësim për lirinë e shprehjes në Kosovë

22/10/2010 14:05

Partitë opozitare në vend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, adresuan sot kritika për Kryeministrin Hashim Thaçi, rreth lirisë së shprehjes në Kosovë.

Zyrtarë të AAK-së dhe LDD-së, sipas RTK-se thanë sot se Kryeministri Hashim Thaçi nuk mund të flasë për qeverisje të mirë në qoftë se cenon shprehjen e lirë të mediave.

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Dardanisë tha se presioni mbi fjalën e shkruar dhe mendimin e lirë tregon se qeverisja në Kosovë ulë imazhin e vendit.

Kosova në indeksin ndërkombëtar të organizatës “Reporterët pa kufij”, nga vendi 77, në vend se të shënojë përparim, ka shënuar përkeqësim në lirinë e të shprehurit, duke rënë në vendin 92.

Top Channel