Napoli, masa kundër fluksit të plehrave

22/10/2010 21:20

Në komunën e Tercinjoës, në Itali, e kthyer në arenë përleshjesh mes qytetarëve dhe policisë për shkak të plehrave, do të investohen 14 milionë euro për të rikthyer normalitetin.

Është ky vendimi i mbledhjes së qeverisë, e thirrur posacërisht nga kryeministri Silvio Berlusconi, në fund të të cilës u vendos që ky fond të investohet pjesërisht për impiantin e mbeturinave dhe të menaxhohet nga Mbrojtja Civile.

“Rruga që duhet ndjekur është ajo e përcaktuar në planin e aprovuar në vitin 2008, që duhet të zbatohet pa hezitime, pasi ofron një zgjidhje afatgjatë”, ka deklaruar Berlusconi.

Kreu i qeverisë italiane ka saktësuar se, koka e parë që do të bjerë është ajo e “ASIA”, kompania që menaxhon vendin e derdhjes së mbeturinave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA