Qeveria e Maqedonisë miratoi sot buxhetin për vitin 2011, i cili kap shifrën e 2,6 miliardë eurove.

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se buxheti për vitin e ardhshëm është 6,6 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti.

Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit janë projektuar të jenë 147 miliardë e 814 milionë denarë, ose 6,8 për qind më të larta se niveli i vitit 2010.

Ministri Stavrevski ka parashikuar gjithashtu për vitin e ardhshëm një rritje ekonomike prej 3,5 për qind, në bazë të kërkesave vendore dhe investimeve.

Top Channel