LSI: Propozime reale për reformën zgjedhore

22/10/2010 12:05

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh gatishmërinë e saj për diskutime për reformën zgjedhore dhe të bëjë propozime reale në funksion të propozimit të bazës ligjore që vijnë në rekomandim të plotë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama shprehu bindjen se kontributet e opozitës do të vijnë në funksion të interesit të vendit.

“Ne do të jemi pjesë e procesit pasi ky proces është i rëndësishëm, por nuk mund të jetë i shkëputur nga tërësia e reformave”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA