Kush e shkaktoi krizën institucionale në Kosovë? Kjo është pyetja që merr përgjigje të ndryshme nga dy partitë politike që deri para një jave ishin aleatë në qeverisje.

Të enjten në PDK thanë se fajtorët e krizës janë në selinë e LDK-së.Por, të premten kreu i LDK-së Fatmir Sejdiu i është kundërpërgjigjur PDK-së, duke thënë se është pikërisht kjo parti që bart peshën e fajit.

“Ka patur qëndrim të shprehur jo parimor në seancën për privatizimin e PTK-së”, tha Sejdiu.

Në anën tjetër, LDK ritheksoi qëndrimin se mbështet 13 shkurtin e 2011-ës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Por, nuk e përjashtojne as mundësinë e përkrahjes së zgjidhjeve tjera kushtetuese.

“Do të shohim me zhvillimin e mëtejshëm se cfarë do të ndodhë, por cdo gjë duhet të bëhet në kushtetutën e vendit”, tha Sejdiu.
 
Sidoqoftë, kriza institucionale ka bërë që të ngrihen dilemat në Kosovë, nëse duhet të pritet e diela e dytë e shkurtit të ardhshëm për të votuar, apo të shkohet me zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 2010-ës.
 

Top Channel