Partia opozitare Lidhja Demokratike e Dardanisë do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës një kërkesë për rrëzimin e strategjisë së privatizimit të PTK-së.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, dorëzimi i kërkesës do të bëhet nga deputeti Gani Geci.

Strategjia për privatizimin e Postë-Telekomunikacionit të Kosovës u miratua javën e kaluar në Parlament, pas debateve të ashpra mes partive politike.

Madje, thuhet se kjo strategji është bërë shkak për prishjen e koalicionit qeverisës mes PDK-së dhe LDK-së.

Top Channel